Kthehu pas
“Pas një mosmarrëveshje mes dy familjarëve …”, zjarri në Pejë shkakton dëme prej 50 mijë euro ''
“Pas një mosmarrëveshje mes dy familjarëve …”, zjarri në Pejë shkakton dëme prej 50 mijë euro ''

Sipas dyshimeve të para, zjarri mund të jetë shkaktuar si pasojë e një mosmarrëveshjeje mes disa familjarëve.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 11:00, Policia është njoftuar për një zjarr në rrugën ‘Gani Daci’. Dyshohet se deri te zjarri erdhi si pasojë e një mosmarrëveshje mes dy familjarëve, ku njëri prej tyre ka shkuar në pllacin e tjetrit, ku ia ka vënë zjarrin disa makinave që ishin për pjesë. Sipas viktimës, dëmi është rreth 50 mijë euro”, tha ai.

Tutje, ai tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente të policisë, ku po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

#Pejë
Lajme të tjera